Lajmet e fundit

Enca Haxhia sot feston ditëlindjen e 21-të.
E lindur në Tiranë, këngëtarja e njohur thjesht si Enca, u bë më shumë e njohur pas këngës “A po t’pëlqen” në vitin 2014 duke mbledhur mbi 100.000 shikime në youtube brenda 24 orëve, njofton Klan Kosova.
Enca tashmë është e njohur mirë nga publiku dhe është këngëtarja e parë e estradës shqiptare që ka më së shumti ndjekës në Instagram.
Përveç kësaj, këngëtarja ka hite që përfshijnë “”Call me Goddess”, “Soul Killa”, e “Boë Down” që kanë mbledhur më mijëra shikime në youtube.
Së fundmi, Enca është duke punuar për klipin e këngës së saj të re e cila do të publikohet në ditët në vazhdim.