Lajmet e fundit

Kryetari i Partisë Fjala .Gëzim Kelmendi ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve të së dielës.
"Na mohuat padrejtësisht të kemi komisioner për ruajtjen e votës tonë. 50 mijë fletëvotime të pavlefshme.Kjo tregon qartë qëllimin e juaj.Ju e dëmtuat Partinë FJALA që garoj me njerëz me vlera dhe vullnet të pastërt".
"Në vitin 2010 kur askush nuk më njihte, fitova i vetëm mbi 4 mijë vota.Në vitin 2014 fitova i vetëm mbi 10 mijë vota. Tash së bashku me 109 kandidat të tjerë na " dolën " rreth 6 mijë vota".
"A mendoni se ju besojmë, a mendoni se pajtohemi?Ju me strategjinë e juaj profesionale zhvleftësuat mbi 50 mijë votat tona duke i bërë të pavlefshme.Kjo dëshmon edhe njëherë se sa është i zhytur vendi ynë në krim të organizuar dhe korrupsion".
"Por një gjë dijeni, se nuk mund ta ndalni kurrë vullnetin e këtyre djemve dhe vajzave që të punojnë për popull dhe shtet.Ne nuk jemi si ju.Ne nuk i dëmtojmë të tjerët.
Ne prap do të kthehemi edhe më fuqishëm", ka thënë ai, transmeton Klan Kosova.