Lajmet e fundit

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu, vlerësoi se Devolli Corporation është storie suksesi e vitit që po e lëmë pas.
Në emisionin Edicioni Special në Klan Kosova ai u shpreh se i ka bërë përshtypje suksesi i kësaj korporate dhe se beson që kjo është dëshmia më e mirë që në vitin 2023 fjala kryesore ekonomike ka qenë te sektori privat, i cili siç tha, e pranuam apo jo, i ka bërë 100 hapa para politikës.
“E them këtë bazuar në një fakt apo disa indikatorë. Të jesh një kompani që ke më tepër se 200 milionë euro qarkullim, të jesh një kompani që ke më tepër se 4 mijë të punësuar, të jesh një ambasador ekonomik i Kosovës kudo në botë, është besoj një vlerë dhe një kontribut që duhet të respektohet nga shteti dhe jo të mbrohesh nga shteti”.
“Në këtë drejtim në qoftë se dikush ka arsye të jetë krenar për të arriturat ekonomike në vitin 2023, më së paku është politika dhe qeveria, më së shumti është biznesi dhe sektori privat, i cili edhe në një mungesë të një dialogu të mirëfilltë publiko privat dhe në mungesë të mbështetjeve konkrete dhe në mungesë të një dialogu të mirëfilltë, definitivisht e ka bërë të pamundurën të mundur dhe sot unë si kosovar por edhe nga përvoja ime në sektorin privat më bëjnë krenarë rezultatet e kompanive dhe storie të tilla të suksesit siç është Devolli Corpration”, deklaroi Safet Gërxhaliu.