Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, njofton se sot në Monako u takua me ministren e Punëve të Jashtme e Principatës së Monakos, Isabelle Berro-Amadei, për çka tha se ishte një takim i shkëlqyer, i përzemërt dhe shumë miqësor.
“Dy vende evropiane të palëkundura, partnerë në hartimin e rrugës drejt një të ardhmeje më evropiane dhe të përbashkët”, shkroi Gërvalla në Twitter, ku postoi edhe disa fotografi nga takimi në fjalë.