Lajmet e fundit

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës Donika Gërvalla, ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.
Në një njoftim për media të ministrisë që ajo drejton, thuhet se gjatë kësaj vizite, temë qëndrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian.
Kryediplomatja kosovare përveç takimit me homolugn çek, Jan Lipavsky, do të takohet edhe me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë Věra Kovářová.
Krahas takimeve zyrtare ajo do të takojë studentë dhe profesionistë të mërgatës sonë në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber.
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS.