Lajmet e fundit

Kryediplomatja kosovare Donika Gërvalla, në takimin e Koalicionit Global kundër Daesh (ISIS/ISIL) ka thënë se Kosova ka bërë hapa të rëndësishëm dhe të sukseshëm në luftimin e ekstremizmit të dhunshëm duke krijuar programe për de-radikalizim në të cilën përfshihen edhe personat që janë në arrest.
Në takimin që po zhvillohet në Romë të Italisë, ajo ka thënë se kur disa shtetas të Kosovës kishin nisur t’I bashkoheshin ISIS-it, ishin institucionet e vendit që kishin reaguar menjëherë dukë ndërmarrë masa për ata që kishin kryer krime në këtë drejtim ndërsa ka edhe përkushtim institucional për të riintegruar të gjithë të kthyerit.
“Jemi duke u përkujdesur posaçërisht për gratë dhe fëmijët e tyre. Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për t’i kthyer ata në një jetë normale, të shpresojmë, edhe një të ardhme të lumtur për ta. Ne jo vetëm që kemi arritur t’i kthejmë fëmijët në shkolla, por ofrojmë gjithashtu mbështetje edhe psikologjike për ta dhe për nënat e tyre”, ka thënë ajo.
Gërvalla në fjalimin e saj ka theksuar kontributin e Kosovws përmes prezencës së trupave kosovare në këtë koalicion pasi një numër simbolik i ushtrisë janë në Kuvajt.
Ajo ka siguruar se Kosova do të mbetet një partner serioz i koalicionit.