Lajmet e fundit

Gerta Zajmi, ka qenë mysafire e Zonës B, në Klan Kosova.
Zajmi e cila është marr më çështjen në Lindje të Mesme ka thënë se ISIS ka përqendruar vëmendjen globale në terrorizmin suni duke tërhequr vëmendjen nga terrorizmi shiit.
“ISIS nuk është Islam, nuk është as përpjekje, kjo është një lëvizje që bazohet nga politika e gabuara në Lindjen e Mesme dhe në prizmin fetar”.
“Grup militant islamik Hezbullahu është totalisht i përfshirë në Siri, ndërsa në Irak më pak”.
“Maqedonia dhe Kosova kanë më shumë ngjashmëri se me Shqipërinë, por të trija i shoh problematike me atë çfarë po ndodh në realitet me ekstremizmin”.
“Asnjëra nuk e ka sfiduar ekstremizmin, e kanë injoruar si fillim ndërsa në fazën e dytë nuk e kanë kuptuar se çfarë po ndodh dhe mënyra e komunikimit është pak e vjetër dhe nuk e kanë të qartë”
“Retorika e tyre është shumë e fuqishme, ka kapur pikat e dobëta dhe i ka manipuluar në mënyrë përfekte këta njerëz dhe në % është 0.001 % nga ana e popullsisë”.
Zajmi ka thënë se njëra nga detyrat që kanë shtetet dhe bashkësitë islame është pikërisht forcimi i Bashkësisë Islame.
“ISIS nuk është revoltë, është një rebelim dhe manipulim”.
“ISIS në Lindjen e Mesme nuk e mbështet nga popullsia, nuk janë popullsia e përgjithshme që mbështesin ISIS dhe nuk mund ta quaj revolt”
“Duhet të bëhemi aleatë me Rusinë kundër ISIS-it, interesat e Perëndimit nuk janë të njëjta me Rusinë”.