Në “Weekend” në Klan Kosova është diskutuar lidhur me zhvillimet e fundit në “Big Brother Vip Albania”.
Të ftuar ishin Agnesa Demaj, Flutura Gashi – Tanushi, Paul Morina dhe Redon Shtylla.
Me theks të veçantë të ftuarit diskutuan lidhur me finalistët e këtij Big-u.
Në finale shkoi këngëtarja Rozana Radi, e cila pati mundësinë të nominojë edhe dy të tjerë.
“Kam qenë dhe jam pro Gertës. Gerta është e vetmja që nuk ka bërë intriga”, tha Redioni.
Ndërkaq, Pauli tha se: “Finalisti i parë është dashur të jetë Gjesti, kam prit që Rozana ka me qenë në finale se ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes”.
Në anën tjetër, Agnesa Demaj tha se Gerta ka bërë dhunë brenda shtëpisë, ndërsa Rozana ishte me njerëzore.
“Zarfet veç i kanë fuqizu banorët, sepse po i shtyen njerëzit të bëjnë veprime më të dhunshme sepse po pëlqehen më shumë. Gerta ka qenë njëra ndër ato që ka bërë dhunë aty, dhe gjatë gjithë kohës e ka prekë në pikën më të dobët. Ka qenë në sulm të gjithë të tjerëve. Në anën tjetër Rozanën e kemi pa si lojtare por ka qenë më njerëzorja”, tha Demaj.
Edhe Flutura më shumë në lojë tha se e vlerëson Rozana Radin.
Për më shumë ndiqeni videon në vijim: / Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=aixFopDiQ2M&t=389s
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.