Lajmet e fundit

Gërmime sikur u bënë në Izbicë, Majac e Polac, do të ketë deri në fund të këtij viti.
Të paktën edhe në shtatë lokacione do të kërkohet për varreza masive që dyshohet se janë shkaktuar nga forcat serbe gjatë luftës së fundit.
Kështu u bë e ditur të mërkurën nga ana e Komisionit Qeveritar për të Pagjeturit.
Kryetari i këtij Komisioni, Prenk Gjetaj, ka njoftuar se është arritur edhe një marrëveshje në mes Kosovës e Serbisë që kjo e fundit të bëjë dorëzimin e trupave të gjetur në varrezat masive atje.
Kronikë e zgjeruar nga Klan Kosova.