Lajmet e fundit

Këngëtarja e njohur e grupit më të famshëm të vajzave në botën muzikore “Spice Girls”, Geri Halliwell ka zbuluar se ka pasur një betejë të gjatë me buliminë.
Ajo ka treguar se në mesin e viteve 90-ta është obsesionuar me pamjen e saj, gjë që për të ka bërë që gjërat të bëhen shumë më të vështira.
“Unë fillova të isha bulimike dhe këtë nuk e vërente askush, pas në fakt pasha trupore mbet e njejtë, është shumë e rrezikshme”, ka thënë ylli britanik i muzikës pop, transmeton Klan Kosova.
Ajo ka treguar se e ka pasur shumë të vështirë të kthehet në gjendje normale, dhe ishte zënë ngushtë në një cikël dietash.
Halliwell ka thënë se ka pasur disa takime këshilluese për çrregullimet e saj në ushqim ndërsa tani është shprehur se ka arritur të ketë passion për gatim.
Këngëtarja është nënë e një vajze 10 vjeçare ndërsa në llogarinë e saj në Instagram vazhdimisht ndan fotografi të pasionit të saj për gatim, nisur nga gjërat më të thjeshta e deri tek ëmbëlsirat e ditëlindjes.