Lajmet e fundit

Ish anëtarja e Spice Girls, Geri Halliwell pas dasmës së mrekullueshme me Christian Horner nuk mund të ndalet së buzëqeshuri dhe kjo shihet në të gjitha fotot e fundit të saj.
Por, nëse fansat po prisnin foto ekzotike dhe seksi nga muaji i mjaltit gabohen shumë, transmeton Klan Kosova. Halliwell ka postuar një foto ku është duke e bërë krejtësisht të kundërtën, ajo është duke ushtruar fitness.Madje përshkrimi i saj mbi foto është : “10 minuta ushtrime. Përparim por jo perfeksion”