05.07.2015 · përditësuar para 4045 dite1 min lexim
Aktori, Gerard Butler njihej si një aktorët që shoqërohej me vajza të bukura por kohëve te fundit ai po i kushton vëmendje dhe kohë vetëm të dashurës së tij, Morgan Brown.
Çifti u panë së bashku në plazhin e Malibu-së duke kaluar një kohë të mrekullueshme së bashku.
E dashura e Butler dukej mrekullueshëm me një palë bikine të bardha ndërsa aktori 45 vjeçar u pa me një palë pantollona të shkurtëra dhe një bluzë ngjyrë të kaltër dhe një kapele sportive, transmeton Klan Kosova.
Të dy u panë në një disponim shumë të mirë derisa kaluan kohë edhe me shoqërinë.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
LH
SHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.