Lajmet e fundit

Aktori i njohur George Clooney ka festuar me miqtë e tij faktin se ai do të bëhet baba.
Ylli, bashkëshortja e të cilit, Amal Clooney është shtatzënë dhe në pritje të binjakëve është parë në një lokal nate me miqtë e tij duke festuar këtë lajm me shumë alkool, transmeton Klan Kosova.
“Ata po e shijonin këtë natë. Mes George dhe miqve kishte edhe shumë shaka, miqtë e tij po e ngacmonin duke e pyetur se çfarë do të bëjë ai kur të ketë dy fëmijë, ka shumë punë dhe është pa gjumë”, ka thënë një burim i afërt me aktorin.
George dhe Amal Clooney lajmin se po bëhen prindër të binjakëve e kanë bërë të ditur javën e kaluar, duke thënë se ata po presin një vajzë dhe një djalë.