Lajmet e fundit

Fituesi i Oscarit, George Clonney, e ka akuzuar këtë Akademi të Çmimeve, që sipas ti “kanë ndërruar drejtim”, në polimikën rreth mungesës së diversitetit.
Kjo është hera e dytë që mbahen Oscars dhe nuk është nominuar asnjë aktor me ngjyrë në katër kategoritë e aktrimit në Oscar, transmeton Klan Kosova.
E Clooney që është fitues i dyfshitë i këtij çmimi është shprehur shumë i dëshpëruar për këtë gjë.
“Ne duhet të bëhemi më të mirë në këtë fushë. Ne duhet të bëhemi më të mirë”.
Edhe aktorja nga Star Wars, Lupita Nyong, gjithashtu është shprehur e zhgënjyer nga mungesa e përfshirjes së njerëzve me ngjyrë në këto kategori.
Nyong që gjithashtu ka një çmim Oscar për rolin e saj në 12 Years a Slave, ka shkruar në Instagram, se ajo qëndron pas atyre që thërrasin për ndryshim dhe se këto çmime duhet të reflektojnë diversitetin dhe më të mirën e artit.