Lajmet e fundit

Në emisionin Ora e Mbrëmjes në Klan Kosova i ftuar ishte këngëtari Genc Salihu.
Ai e ka sfiduar vetën në këndin e pikturës.
Salihu e pikturoi piktorin e madh Vincent van Gogh.
Kur nisi të pikturojë, ai tha se nuk mendon se ka shumë kapacitete për këtë fushë të artit.
"Unë jam antitalent në fushën e vizatimit, por do ta provojmë sonte", tha Salihu në Orën e Mbrëmjes.
Por në fund, piktura e tij doli shumë më mirë sesa që paralajmëroi.
Të gjitha pikturat që janë bërë nga mysafirët e emisionit Ora e Mbrëmjes do të shitën për bamirësi.