Lajmet e fundit

Emocionet e ndeshjes së madhe Shqipëri – Serbi, që do të mbahet nesër në stadiumin Elbasan Arena, e përcjellin edhe reperin shqiptar Genc Prelvukaj.
Për klankosova.tv këngëtari e ka konfirmuar se për këtë ndeshje do të jetë prezent në stadium.
Sipas tij, ky takim do të jetë emocionues dhe shumë i vështirë.
I pyetur rreth rezultatit të mundshëm të kësaj ndeshjeje, ai nuk ka përgjigje.
“Është shumë e vështirë si ndeshje. Unë uroj që të fitojmë”.
“Në rast të fitores do të kemi arsye të dyfishtë për festë: kualifikimin dhe fitoren ndaj Serbisë. Kjo mund të jetë një ndër festat më të mëdha që i kemi provuar ndonjëherë”.
Prelvukaj po ashtu shtoi se në këtë ndeshje çdo gjë do të shkojë mbarë dhe nuk do të ketë incidente, ndërsa për një skenar të keq ai u shpreh se nuk do as që të mendojë.