Lajmet e fundit
Bajram Gecaj: . Kurrë se kisha menduar se vet ne do t’i sulmojmë me aq dhunë dhe me aq pezëm institucionet e krijuara me aq mund, djersë e gjak.

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, është shprehur i befasuar me ngjarjet e ndodhura dje në Kuvend, njofton Klan Kosova.
Ai, në llogarinë e tij në Facebook, shkroi se nuk do t’ia merrte mendja se dikush mund t’i sulmojë institucionet e shteti të tij, ndërsa përgëzoi reagimin e anëtarëve të Qeverisë e kryesisë së Kuvendit.
“Mendja e shëndoshë e ka të vështirë ta konceptojë atë që ndodhi mbrëmë në dhe jashtë Kuvendit të Republikës së Kosovës. Kurrë se kisha menduar se vet ne do t’i sulmojmë me aq dhunë dhe me aq pezëm institucionet e krijuara me aq mund, djersë e gjak”.
“Unë dua t’i përgëzoj deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës, anëtarët e Qeverisë, stafin e Kuvendit, por në veçanti organet e sigurisë për durimin, përkushtimin, dhe profesionalizmin e treguar mbrëmë”.
“Ishte e rëndësisë primare se mbrëmë u arrit t’i iket një konfrontimi të mundshëm e me pasoja të paparashikueshme. Dallimet pozitë-opozitë nuk duhet kurrë të na shtyjnë drejt shkatërrimit të shtetit, sepse shteti është dhe duhet të jetë i të gjithëve, pa marrë parasysh cilës anë të spektrit politik i takojmë”, shkruan Gecaj në Facebook.