Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, edhe sot edhe marrë me presidentin serb Aleksandar Vuçiqin, duke i thënë z. Vuçiq “thirri mendjes”.
Mandej ai këtë e ka shpjeguar edhe me një shembull.
“Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është e njohur shprehja “good cop/bad cop” (polic i mirë/polic i keq), e që nënkupton se, gjatë intervistimit të të dyshuarve, njëri polic sillet në mënyrë të butë ndërsa tjetri është më i ashpër”, ka shkruar Gecaj në profilin e tij në Facebook.
“Aleksandar Vuçiq si duket e ka kuptuar dhe interpretuar këtë logjikë në mënyrë krejt unike dhe tani tenton qe ai i vetëm të luaj të dy rolet (policin e keq dhe të “mirin”)”.
“Një ditë ka retorikë nacional-shoveniste dhe ndërmerr veprime luftënxitëse, në stilin e mentorit të tij, kasapit të Ballkanit, ndërsa ditën tjetër na pikë si prej qiellit i veshur me petkun e bardhë paqedashës dhe promovuesit të marrëdhënieve miqësore”.
“Make up your mind” (vendose anën), thonë prapë amerikanet. Përndryshe ne nuk e kemi këtë hall, e dimë se cili je".