Lajmet e fundit

Zëvendësministri i i Ministrisë së Administrimit Lokaj, gruas së të cilit në pasditen e së mërkurës dikush ia dogji veturën, ka thënë se nuk e di se kush mund ta ketë bërë një gjë të tillë, por thotë se Lëvizje Vetëvendosje është një subjekt i dhunshëm partiak.
Gjatë një interviste në emisionin Info Magazine, ai u shpreh se është puna e policisë që t’i gjejë ata që e kryen aktin dhe se është punë e policisë t’i shuajë teoritë konspirative se është SHIK-u që e ka djegur veturën e gruas së tij.
“Konsipracione ne mund të ndërtojmë sa të duash. Muajt e fundit subjekti politik që përdorë dhunë është Lëvizja Vetëvendosje”.
“Nuk kam problem me askënd në botë, përpos faktit që atyre nuk iu pëlqej në ato që i them nëpër media. Kjo është puna e policisë dhe prokurorisë, unë besoj fuqishëm që ata kanë strukturat e veta, SHIK-un e vet. Herën e parë ata më kanë përcjellë mua dhe pastaj më kanë gjuajt me vezë. Ftoj policinë dhe prokurorinë që t’i eliminojnë këto teori konspiracioni”.
“Aktet e sotshme janë akte terroriste, akte si hedhja e gazit në kryesi. Fatkeqësia është se kjo punë është bërë e zakonshme, ata duhet të mësohen se nuk mund ta imponojnë mendimin e tyre. Nëse ata sot mundohen të imponojnë mendimin, çka mendoni nëse marrin pushtetin? Ata do e shndërronin shtetin në diktaturë, ata janë duke kërkuar anarki dhe të përmbysin gjithçka që kemi ndërtuar deri më tash”, ka deklaruar Gecaj.