Lajmet e fundit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj, ka reaguar pas deklaratave të ushtrueses së detyrës së presidentit, Vjosa Osmani, të bëra në Tiranë.
Osmani gjatë vizitës zyrtare në Shqipëri deklaroi se kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, është fajtor për ngërçet e krijuar në institucionet kosovare, njofton Klan Kosova
Gecaj pas kësaj thotë se Osmani nuk ka pikë integriteti e as edhe një minimum të moralit njerëzor.
Reagimi i plotë i Gecajt:
Vjosa është në gjendje të qëndroi para kamerave të dy shteteve shqiptare e të gënjej pa pikën e turpit ...
“ ... ka një kohë të gjatë që nuk merrem me ato që ai i thotë ...”
... ndërsa reagon bash pas çdo deklarimi të Isa Mustafës ...
... njerëz të tillë nuk kanë pikë integriteti e as edhe një minimum të moralit njerëzor!