Lajmet e fundit

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Bajram Gecaj ka thënë se nominimi i Avdullah Hotit si kandidat për kryeministër nga radhët e kësaj partie është para-fitore e madhe jo vetëm për "LDK-në por për të gjithë ata që do të ju bashkohen kësaj mundësie të madhe demokratike".
"Po hapet një derë e re për një front të ri. Kjo është mundësi e madhe për fitore të madhe për krejt Kosovën. Njeriu i duhur në vendin e duhur. Lidhja Demokratike e dëshmoj edhe një herë sa parti e madhe është. U bë diçka e madhe e re dhe progresive pa e përmbysur keq dhe me dhunë të vjetrën. Kjo është LDK"
" Kjo është pse unë vazhdoj të jem krenar pse jam pjesë e kësaj partie. Kjo është pse unë po ju them bashkohuni me LDK-në – votoni LDK-në", ka shkruar mes tjerash Hoti në një postim në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova