17.02.2016 · përditësuar para 3818 dite1 min lexim
Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj në Info Magazine ka kritikuar përdorimin, siç e quajti ai, të datës së Pavarësisë për protestë.
Gecaj ka thënë se ishte veprim i pandershëm, pasi protesta mund të bëhej në secilën ditë tjetër, njofton Klan Kosova.
"Nuk ka qenë e ndershme nga opozita që ta keqpërdorë këtë ditë".
"Pse Prishtina të ngulfatet nga njerëzit? Pse të mos mund të dal me familjen në shesh dhe të festoj".
"Protesta mund të bëhej dje, apo nesër".
Ai më tutje ka thënë se protesta e qetë ishte shenjë e mirë, ndërsa ka vënë në thumb edhe vënien e banerëve që bënin thirrje për protestë, të cilët më pas u hoqën dhe u zëvendësuan me flamuj të Kosovës.
"E falënderoj opozitën që më në fund iu kthye institucioneve. Sepse protesta është institucion".
"Hapësirat fillimisht janë uzurpuar nga komuna e Prishtinës, me urdhëra partiakë, me gjasë, nga Lëvizja Vetëvendosje".
"Ne e kemi pasur ndërmend t'i heqim edhe vet, por u bë mirë që u hoqën".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.