06.05.2017 · përditësuar para 3375 dite1 min lexim
Këshilltari i kryeministrit, Isa Mustafa, dhe zëvendësministri, Bajram Gecaj, ka shkruar në Facebook se Nisma për Kosovën – që inicioi mocionin e mosbesimit për Qeverinë e Kosovës – është “bira e fundit e kavallit”, duke aluduar kështu se në peizazhin politik në Kosovë kanë rëndësi minore, njofton Klan Kosova.
“Mos bëni hajgare z. (Jakup) Krasniqi, sepse LDK nuk u është frikuar ju as atëherë kur keni qenë pjesë e një partie të madhe, e lëne më tani kur në skenën politike partiake jeni bira e fundit e kavallit”, ka shkruar Gecaj.
Reagimi i Gecajt vije pas deklaratës së Jakup Krasniqit të Nismës për Kosovën, i cili tha se nëse LDK-ja është e bindur se ka qeverisur mirë, atëherë përse po u frikohet zgjedhjeve.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.