Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Administrimit dhe Pushteti Lokal, Bajram Gecaj ka shkruar në një postim në llogarinë e tij në Facebook se opozita duke e parë se nuk gëzojnë përkrahjen e popullit për përmbysjen e qeverisë përmes dhunës që siç tha ai "të Brigadave të tyre të Kuqe, Lëvizja Anarkiste e Vetëvendosjes (LAV), tani po tenton që shpëtimin ta kërkoj tek "shoqëria civile".
"Pasi që dështuan të instalojnë kalendarin e tyre me 9 janar, siç kishin propaganduar, tani më së miri do të ishte sikur ta kuptojnë përfundimisht se kalendari i Republikës fillon me 17 shkurt 2008, dhe se në atë ditë qytetarët duhet festuar, e jo protestuar".
"Me çasjen të cilën e kanë zgjedhur, do të dështojnë me siguri që madje edhe në vitin 2018 të instalojnë çfarëdo kalendari të tyre (politik)' ka shkruar ai, transmeton Klan Kosova.