Lajmet e fundit

Deklaratve të Ljubomir Mariq që i bëri në Beograd, ku ka thumbuar kryeministrin e Kosovës, Isa Mustafa iu është kundërpërgjigjur zëvendësministri Bajram Gecaj.
“Ljubo Mariq paska nxjerrë dyshimet e tija (personale) në aftësitë politike të Kryeministrit Mustafa. Për shkak të rrethanave të komplikuara e të ndjeshme politike, refugjatit nga Knini i buzëqeshi fati të bëhej mnistër i Qeverisë së Republikës së Kosovës”.
Sipas Gecaj fatkeqësia e tij ishte se ai kurrë nuk ja arriti të dalë nga karakteri dhe lëkura e tij e një loajali të nënshtruar, transmeton Klan Kosova.
“Ky, i cili tani dyshon në aftësitë e Kryeministrit, ishte vetëm se një kukull e cila nuk kishte as unin e as vullnetin e tij, dhe asnjëher nuk pati guximin të merrte bash asnjë vendim të rëndësishëm për popullin Serb të Kosovës. Serbët e Kosovës nuk kanë nevojë të përfaqësohen nga ata të cilët kanë braktisur vendin e vet, por nga politikanë vendorë të cilët përfaqësojne vetëm interesin e Serbëve Kosovarë, e jo atë të Gjuriqit apo Vuçiqit”, ka shkruar zëvendsministri I Administrimit të Pushtetit Lokal, Gecaj.
“Ka shumë punë për këta që të merren me problemet e përditshme të komunitetit të tyre, pa u marrë me politikat e komplikuara ndërshtetërore Kosovë-Serbi. Kjo e fundit është një këshillë të cilën ua kam përsëritë në vazhdimësi”, përfundon Gecaj në postimin e tij në profiling zyrtar në Facebook.