Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Ballë për Ballë të Klan Kosoës ka thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës ka konsensus për të mbështetur ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Ai ka deklaruar se deputetët që e votojnë këtë marrëveshje janë shtetformues, pasi që atë e kanë mbështetur edhe miqtë dhe ekspretët ndërkombëtar, njofton Klan Kosova.
"Ka pasur mbledhje të kryesisë dhe të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës. Ne përkrahim këtë vijë të demarkacionit. Është qëndrim i të gjitha strukturave të partisë. Me numra nuk mund të flas, por besoj që shumica e deputetëve të LDK-së do ta votojnë dhe do t'i sigurojmë 80 vota, së paku. Edhe nga Partia Demokratike e Kosovës dhe partnerët tjerë kemi sinjale të ngjashme".
"Ata deputetë që votojnë demarkacionin do të jenë shtetformues, që e respektojnë atë për cka është luftuar. Kemi një deklaratë të Departamentit të Shtetit që e konfirmon, si edhe të ekspretëve ndërkombëtar, se ky demarakcion është i rregullt. Në njuë postim timin e kam thënë që ne na i kanë pre teshat. Është e vërtet që para vitit 1974 askush nuk na ka pyetur për kufij. Por ne kemi pranuar që mbi ata kufij të shpallim pavarësinë e vendi". /klankosova.tv