Bajram Gecaj nga Lidhja Demokratike e Kosovës është i bindur që partia të cilës ai i takon është partia që ka ofertë më të mirë për Kosovën, njofton Klan Kosova.
“LDK është oferta më e mirë për këtë vend, dhe këtu nuk ka fare dyshime”, ka shkruar Gecaj në Facebook.
Ndërsa ata që kanë akuzuar kryeministrin në detyrë, Isa Mustafa, se s’kishte guxim të merr vendime, Gecaj ka shkruar se e kanë gabim.
Sipas Gecajt, Mustafa s’është i paguximshëm, por i urtë.
“Kryetari Mustafa gjatë gjithë qeverisjes e dëshmoj se ishte kryeministër i guximshëm dhe largpamës. Ai ishte i guximshëm por jo kryeneç. Guximi i tij u dëshmua, deri në ditën e fundit, se ishte thellë i gërshetuar edhe me urti. Këtë nuk e kuptuan ata që nuk marrin vesh se - s’ka guxim të dobishëm për një burrështetas pa elementin e urtisë”.
“Këtë nuk e kuptuan (apo nuk deshën) ata që vazhdojnë të akuzojnë se qeverisjes së deritashme i paska munguar guximi”.
“Votuesit në zgjedhjet që po vijnë duhet ta dinë se guximi pa urti i një burrështetasi është i dëmshëm, bile edhe i rrezikshëm. Edhe më keq, kur këta kryeneç të paguximshëm, që i provuam në këtë qeverisje, e që pretendojnë të udhëheqin me qeverinë e ardhshme, janë edhe mashtrues tipik. Kryeneç, pa urti dhe mashtrues”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.