Lajmet e fundit

Anëtari i LDK-së, Bajram Gecaj – deri dje zëvendësministër, ka komentuar një deklaratë të kryetarit të Këshillit Kombëtar të Nisma, Jakup Krasniqi.
Krasniqi ka pohuar se “Nisma e nisi, qytetarët ta bitisin”, me këtë duke nënkuptuar rrëzimin e Qeverisë, njofton Klan Kosova.
Por kështu nuk mendon Gecaj.
“Jo z. Krasniqi jo, populli nuk është aq i verbër siç e mendoni ju. Hashimi e Kadria e nisën, e Nisma me të tjerë veçse e bitisën”, ka thënë Gecaj.
“Por së shpejti qytetarët do t’i japin shuplakë të fortë kësaj internacionale konspirative komuniste”, ka shtuar ai.