Ish-kandidat për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, Arben Gecaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se “Drenica sot e shkelmon Organizatën Vetëvendosje”, njofton Klan Kosova.
“Sot Drenica përfundimisht i jep shkelmin organizatës VV”, shkruan Gecaj.
“Pas Skenderajt edhe Drenasi shuan të gjitha nëndegët (13 sosh)”.
Gecaj ka komentuar edhe deklarimet e deputetit të Vetëvendosjes, Albin Kurti.
“Deklaratat e Kurtit se Drenica duhet te jap heronj të ri në luftën për pushtet, ishin sa trishtuese e po aq nënkëmbëse për njerëzit qe besuan në programin për bashkim”.
“E gjithë anëtarësia me strukturën e saj nga sot kalojnë në PDK dhe përkrahin Ramiz Lladrovcin për të parin e Komunës”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.