02.03.2016 · përditësuar para 3804 dite1 min lexim
Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj, në Info Magazine të Klan Kosovës ka thënë se duhet pasur kujdes gjatë periudhës së studimit për formimin e komunave të reja.
Gecaj ka theksuar se për mendimin e tij nuk do të duhej të ndodhte kjo gjë, por të kishte reduktim të tyre.
"Ne duhet të kemi studim shumë të mirë dhe t’i studiojmë të gjitha këto çështje dhe të vijmë me kritere të qarta".
"A do të jetë komunë më shumicë shqiptare, serbe apo boshnjake pastaj vendoset. Ne duhet të zbërthejmë këto parime në kritere të qarta. Po të pyetsha unë, Kosova është dashur t’i reduktojë komunat. Ne do të vijmë në një kohë kur do të kemi reduktim".
Ai ka komentuar edhe zgjedhjen e Hashim Thaçit president i vendit, gjë që sipas tij ka qenë fakt qysh me nënshkrimin e marrëveshjes për qeverisje me Partinë Demokratike të Kosovës.
"Gjithkush po thirret më elektoratin e LDK-së, strukturat e LDK-së kanë vendosur për koalicion dhe janë ndarë pozitat. Isa Mustafa do të jetë kryeministër dhe Hashim Thaçi president, të premten vetëm është përfunduar ajo marrëveshje".
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
K
SHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.