Lajmet e fundit

Zëvendësministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Bajram Gecaj iu ka drejtuar kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmetit pas nënshkrimit të kontratës për autobusët, transmeton Klan Kosova.
Çështja për të cilën Gecaj ka komentuar në Facebook, është flamuri shtetëror i Kosovës, që sipas tij është dashtë të vendoset nga Ahmeti.
“Ku është flamuri i shtetit të qytetarëve të cilët me taksat e tyre ta kanë mundësuar këtë kontratë o Shpend Ahmeti”, ka shkruar Gecaj.
“Kjo u bë e mundur pasi Qeveria e Kosovës e ka nënshkruar garancionin për blerjen e 51 autobusëve të rinj, falë kredisë që Trafiku Urban ka marrë nga BERZH-i.
Si pronari i kompanisë IVECO, ashtu edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës u shprehën të kënaqur me marrëveshjen e arritur mes tyre.