Lajmet e fundit

Ngjarja e ditës së sotme në Kuvendin e Kosovës, ka zënë vend nëpër mediat më të rëndësishme botërore.
Gjiganti mediatik, The Guardian, shkruan për shkaqet e ndërprerjes së seancës së sotme të Kuvendit, transmeton Klan Kosova.
“Deputetët e opozitës në Kosovë kanë përdorurë gaz lotsjellës, për ta ndërprerë seancën parlamentare të së enjtes”.
“Kjo është hera e dytë në dy javët e fundit, kur partitë opozitare protestojnë mbi një marrëveshje me Serbinë, ku komunat me shumicë serbe do të kenë më shumë pushtet”.
“Opozita gjithashtu ka premtuar që të mos lejojë që parlamenti të mbajë ndonjë seancë parlamentare nëse nuk tërhiqet nga marrëveshja”, shkruan The Guardian.
Gjithashtu kjo shtëpi mediatike ka shkruar edhe para dy ditësh për protestat e së hënës.
Vëmendje të veçantë ngjarjeve të së sotme i ka kushtuar edhe BBC.
“Opozita kosovare ka hedhur gazlotsjellës në Parlamentin e Kosovës”.
“Kjo sepse, ata janë të pakënaqur me një marrëveshje me Serbinë që u garanton shumicës serbe më shumë autonomi”.
“Deputeti Albin Kurti, ishte arrestuar të hënën, arrestimi i të cilit kishte nxitur protesta të dhunshme në kryeqytetin e Kosovës”.
“Gjithashtu opozita kosovare është kundër një marrëveshje me Malin e Zi, dhe ata janë shprehur se do e pengojnë punën në Parlament derisa qeveria do të tërhiqet nga këto marrëveshje”, raporton BBC.
Kurse Reuters ka bërë një raportim më të detajuar të ngjarjes në seancën e ditës së enjte.
Kjo agjenci britanike e lajmeve në fillim fillimisht përshkruan ngjarjet e javëve të kaluara dhe arsyen pse opozita po i kundërshton marrëveshjet për Asociacionin me Komunave serbe si dhe për demarkacionin me Malin e Zi.
“Deputetët opozitar hodhën gaz lotsjellës në Kuvend”
“Më pas të gjithë deputetët u larguan nga salla”.
“Kjo është hera e dytë që opozita lëshon gaz lotsjellës brenda në sallë”.
“Të hënën, policia u konfrontua me protestues që kërkonin lirimin e një figure të shquar të opozitës, i cili javën e kaluar kishte hedhur gaz lotsjellës brenda në sallën e Kuvendit”.
“Albin Kurti është liruar disa orë pasi që është ndaluar”, shkruan më tutje Reuters, përcjellë Klan Kosova.