Lajmet e fundit

Gjatë orëve të pasdites së djeshme një lokal është përfshirë nga zjarri si pasojë e shpërthimit të një bombole gazi.
Ngjarja ndodhi në një podrum të qendrës tregtare tek lokalet në afërsi të xhamisë së Llapit në Prishtinë.
E në lidhje për rastin në fjalë, zëvendës komandanti i zjarrfikësve rajonal, Malë Gashi, i tha Klan Kosovës se intervenimi i tyre ka qene i shpejtë, duke e ndaluar zjarrin në fazën e hershme dhe tha se nuk ka pasur pasoja të mëdha, përpos dëmeve të vogla materiale.