Lajmet e fundit

Gazetarja e “SKY” në Itali ka ndërprerë transmetimin drejtpërdrejtë pasi i ka rënë të fikët.
Në momentin që ishte duke raportuar situatën e protestave në veri të Romës, gazetarja ka kërkuar ndjesë pasi nuk ndihej mirë dhe më pas është rrëzuar, transmeton shekulli.com.al.
Një nga arsyet e gjendjes jo të mirë shëndetësore të gazetares është edhe moti i nxehtë që ka përfshirë gjithë Evropën.
Prezantuesja e lajmeve e tronditur kërkon të dijë fillimisht gjendjen e koleges së saj para se të vazhdojë me lajmet.