Lajmet e fundit

Donika Lamaxhema, gazetarja e Klan Kosovës e ka fituar çmimin e dytë për storien më të mirë mbi varfërinë në vitin 2016.
Këtë çmim e kanë ndarë Ekipi i Agjencive të Organizatës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës.
Lamaxhema në këtë tekst kishte shkruar për fëmijët që punojnë me karrocë kur është ditë tregu në qytetin e Ferizajt, njofton Klan Kosova.
KËTU mund ta lexoni artikullin e plotë i cili ishte botuar më 19 prill 2016.
Gazetarja Lamaxhema ka treguar edhe arsyet që e kishin shtyer për ta shkruar këtë artikull për jetën e vështirë që bëjnë disa fëmijë në Kosovë.
“Vij nga Ferizaj edhe më pëlqen gjithmonë të dal për t’i bërë pazaret e shtëpisë të shtunën në tregun e gjelbër të qytetit. Fëmijë që bartin karroca të rënduara me duart e tyre të lehta janë të shumtë. Gjithmonë ma kanë thyer zemrën. Kjo storie nuk ka pasur shumë punë, por shumë dashuri brenda. I madh ishte gëzimi, kur e mora lajmin se është shpërblyer”.