Lajmet e fundit

Gazetarja e njohur e CNN, Christiane Amanpour, është diagnostifikuar me kancer në vezore.
Këtë e ka bërë të ditur vet ajo, ndërsa zbuloi se së fundi ajo edhe ka kryer një operim, teksa tashmë po ndjek edhe kimioterapinë, përcjell klankosova.tv.
''Unë kam bërë një operacion të suksesshëm për ta hequr kancerin dhe tani po bëj disa muaj kimioterapi për prognozën më të mirë të mundshme afatgjatë dhe kam besim se do t’ia dal'', tha Amanpour në fillim të programit të saj televiziv në CNN.
Amanpour, 63 vjeçare, është një nga gazetaret më të njohura në botë, pjesërisht për shkak të pasqyrimit të saj të patrembur të konflikteve ndërkombëtare.
Ajo ka qenë jashtë transmetimit për katër javët e fundit për shkak të diagnozës.
Në njoftimin e saj, Amanpour vuri në dukje se kanceri i vezoreve është shumë i zakonshëm, duke prekur "miliona gra në të gjithë botën".