Gazetari Bujar Vitija ka raportuar se procesi i votimit është duke vazhduar ende në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, më saktë në Klinikën e Pulmologjisë.
Vitija publikoi pamje nga Klinika e Pulmologjisë, duke thënë se fotoja është realizuar para pak minutash.
“Në këto momente është t’u vazhdu procesi i votimit ne QKUK. Kjo foto është bë para pak minutave ne Kliniken e Pulmologjisë. A nuk ish dasht me u mbylle procesi ne ora 19:00?”, shkroi Vitija në Facebook.
●●●
Shpërndaje këtë artikull
VZ
SHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.