Lajmet e fundit

Paul Salopek që dy vite ka nisur një shëtitje 21.000 -milje duke u nisur nga Etiopia për në arkipelagun, Tierra del Fuego të Amerikës së Jugut duke ndjekur shtegun e njerëzve që kanë emigruar nga Afrika.
Edhe udhëtarët më avanturierë e kanë klasifikuar udhëtimin e tij si një arritje e jashtëzakonshme por Salopek beson se njerëzit mund të ecin distanca të gjata.
“Në fund të fundit, paraardhësit tanë të lashtë ishin gjuetarë të cilët ecnin rreth 2500 milje në vit” tha Salopek.
Frymëzuar nga besimi se njerëzit nuk kanë ardhur në këtë jetë me qëllimin për të qëndruar ne vend, nomadi 52 –vjeçar dhe korrespondenti veteran i televizionit, National Geographic ka vendosur që në vend se të fluturojë, ai do të udhëtojë në këmbë nga një histori në tjetrën duke shkruar edhe për shumë prej tyre një një projekt të tijin, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
Ai pohon se shëtitja e tij nuk është një largim radikal, kjo është një zgjatje e jetës së tij.
Ai ka qenë në lëvizje që kur ishte gjashtë vjeç kur babai i tij e lë punën e tij në qeverinë amerikane dhe familja e tij u zhvendos në një qytet të vogël në Meksikën Qendrore. Salopek është shprehur se kur udhëtimi i tij të mbarojë, ai nuk e di se ku do të shkojë.
“Nuk e di ku do të vazhdojë rrugëtimin dhe aventurën time por një gjë që është e sigurt është se unë do të vazhdojë të udhëtojë rreth botës përmes qasjes antropologjike të gazetarisë” tha ai.
Salopek është shprehur se këto udhëtime nuk i bën për aventurë ose për të zbuluar vende të reja.“Ajo çka është më interesante për mua janë njerëzit.
Pyetja më e vështirë që më bëhet është kur më thonë se cili është vendi im i preferuar. Unë nuk e kam një përgjigje sepse nuk e kam një vend të preferuar”
“Unë kam njerëz të preferuar dhe ajo çka më motivon nuk është harta që mbaj në duar por harta e brendshme të njerëzve” përfundoi ai.
Salopek tha se ajo çka është e mrekullueshme është se njerëzit në çdo cep të botës janë shumë ndryshe nga njëri tjetri dhe në të njejtën kohë shumë të njejtë.