Gazetari dhe këngëtari Mentor Mripa në emisionin "Weekend" në Klan Kosova foli për agjërimin e tij 33-vjeçar, duke theksuar se për të është e rëndësishme të agjërojë plotësisht, duke shmangur sharjet dhe fjalët e këqija.
Ai shpjegoi se nuk e ndan pjesën e sipërme të Mitrovicës nga ajo e poshtme, duke kritikuar politikanët.
“Agjëroj që 33 vite, më i miri njeri jam në ramazan unë. Kur agjërojmë , duhet të agjërojmë krejtësisht. Me i largu sharjet, krejtësisht prej fjalorit. Njerëz jemi, nuk jam melaqe unë.
“Kam jetuar në pjesën e sipërme të Mitrovicës, në pjesën veriore. Unë s’i ndaj kurrë, sepse politikanët ia kanë huq”, tha Mripa në “Weekend” në Klan Kosova.
Gjithashtu, ai foli edhe për fëmijërinë e tij, shkollën dhe albumin e ri. /Klankosova.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.