Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës bën me dije se sapo është njoftuar nga gazetari Mentor Gjergjaj se truproja i Fatmir Limajt ia ka fotografuar kartelën e punës dhe se ka tentuar që me dhunë t'ia fshijë fotot në telefon, të cilat i kishte shkrepur teksa Fatmir Limaj po takohej me Presidentin Hashim Thaci.
AGK ka udhëzuar Mentor Gjergjaj që menjëherë ta njoftoj policinë dhe të ketë kujdes të shtuar.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon fuqishëm këtë veprim dhe fton Policinë që të kujdeset për sigurinë e gazetarit Mentor Gjergjaj si dhe të siguroj që kërcënuesi të marr dënimin e merituar.
AGK do ta përcjellë me vëmendje këtë rast dhe do të veprojë në mbrojtje të gazetarit dhe të lirisë së ushtrimit të profesionit.