Lajmet e fundit

Gazetari, Taulant Osmani nga Kallxo.com është penguar sot gjatë punës së tij në Kuvendin e Kosovës.
Një pjesëtar i sigurimit në Kuvend e ka larguar me forcë duke e tërhequr zvarrë gazetarin nga ndërtesa e Kuvendit rreth orës 13:00 në kohën kur deputetët, mysafirët e gazetarët po prisnin të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës për votimin e marrëveshjes për demarkacionin me Malin e Zi.
Osmani tha se ka qenë duke pritur në korridor përfundimin e një takimi mes kryeparlamentarit Veseli dhe përfaqësuesve të grupeve parlamentare rreth seancës për demarkacionin.
“Konsideroj që arsyeja e veprimet të zyrtarit ka qenë që të mos lejohet të raportohet se kush është në takim me në zyrën e Kryetarit Veseli, sepse ne morëm informacione që në takim me Veselin gjenden përfaqësues të partive politike. Në momentin që ka dalë z.Limaj dhe deputetët e LDK-së nga takimi, zyrtari në fjalë më ka largu prej aty me forcë”, tha Taulant Osmani, shkruan Kallxo.com, transmeton Klan Kosova.