Kombëtarja e Shqipërisë e ka zhvilluar sot stërvitjen e fundit para udhëtimit për në Hamburg, ku të mërkurën, do ta zhvillojë përballjen kundër Kroacisë.
Loja do të zhvillohet nga ora 15:00 në "Volksparkstadion".
Informacionet nga kampi "Kuq e Zi", i sjell gazetari Arlind Sadiku.
Sadiku bëri të ditur se të gjithë futbollistët u stërvitën dhe atmosfera tek skuadra e Sylvinhos është tejet e mirë.
Duket se ata e kanë tejkaluar humbjen ndaj Italisë dhe tani janë të fokusuar drejt lojës tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=kshlMRtokGw
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek euro 2024 dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.