Lajmet e fundit

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, së bashku me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës të përkrahur nga Organizatat e Shoqërisë Civile zhvillojnë aksion protestues para objektit kryesor të qeverisë në sheshin ''Skënderbeu'' në Prishtinë.
#Folmosutut është motoja e aksionit e që për qëllim ka kundërshtimin e tendencave për të kufizuar lirinë e mediave dhe shprehjes në përgjithësi, sidomos përmes iniciativës së fundit të Ministrisë së Drejtësisë.
Aksioni protestues #Folmosutut zhvillohet në orën 12.00, Sheshi "Skënderbeu", Prishtinë, transmeton Klan Kosova.