Lajmet e fundit

Pas incidentit të një jave më parë me gazetarin e Top Channel, Klodian Tomori sot ka ndodhur diçka tjetër në Komisionin e Ekonomisë. Ky i fundit ishte parashikuar të fillonte mbledhjen në orën 10:00, por më pas u njoftua për një shtyrje prej 30 minutash.
Edhe pasi kaluan 30 minutat, mbledhja nuk filloi duke u shtyrë sërish. Në këto kushte, në mënyrë unanime gazetarët braktisën sallën duke mos e mbuluar fare mbledhjen. Ngjarja me gazetarin e Top Channel bëri shumë bujë. Kreu i komisionit, Erion Braçe e nxorri nga salla ku zhvillohej mbledhja sepse kishte mbërritur 4 minuta me vonesë. Sot, janë gazetarët të cilëve iu sos durimi me Braçen dhe komisionin që ai drejton.