Lajmet e fundit

Një gazetare suedeze është përballur me një situatë të pakëndshme gjatë transmetimi direkt në kuadër të Kampionatit Botëror.
Malin Wahlbergit u detyrua të shmangte një tifoz suedez i cili i vendosi krahët rreth saj dhe e puthi gjatë një transmetimi në Nizhny Novgorod.
Përkundër faktit që flokët e saj ishin shpupuritur dhe shqetësimit të tifozëve suedezë që kërcenin në sfond, ajo vazhdoi me profesionalizëm transmetimin, transmeton Klan Kosova.
Me situatë të njëjtë u ballafaqua ditë më parë edhe një gazetare kolumbiane e cila u puth nga një tifoz rus në Saransk.
Momenti kur gazetaren e puth ky tifoz suedez mund ta ndiqni në linkun e mëposhtëm.