Gazeta prestigjioze angleze The Guardian i ka bërë një analizë të detajshme shortit të Ligës së Kampionëve për sezonin 2017/18 dhe ekipeve të secilit grup.
Në analizën për Grupin D – i cili mbase është edhe grupi i vdekjes për këtë sezon – Guardian ia ka kushtuar disa rreshta trajnerit shqiptar, Besnik Hasi, për të cilin ka shkruar se e ka ringjallur ekipin grek Olympiakos, njofton Klan Kosova.
Ekipi i Hasit ka përballje shumë të vështira me Barcelonën, Juventusin e Sportingun e Lisbonës, por Guardian duke analizuar të katër klubet, shkruan se Olympiakos do të duhej të përfundonte në vendin e tretë – vend që e eliminon nga Liga e Kampionëve, por që i mundëson vazhdim të aventurës në Europa Ligë.
“Olympiakos do të duhej të përfundonte në vendin e tretë në këtë grup dhe po gëzon rilindjen e klubit nën urdhrat e menaxherit të ri, Besnik Hasi”, shkruan Guardian.
Klubi grek ka shpenzuar mbi 20 milionë euro në blerjen e lojtarëve këtë verë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.