Lajmet e fundit

Gazeta e njohur greke Kathimerini ka shkruar për intervistën e kryeministrit shqiptar, Edi Rama, e cila u transmetua të martën në televizionin Skai të Greqisë.
“Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka mohuar se vendi i tij po ndjek një politikë të jashtme irredentiste duke këmbëngulur në diskutimet lidhur me komunitetin çam dhe pronën që kanë lënë ata, pasi u dëbuan nga Greqia gjatë Luftës së Dytë Botëror.
“Nuk mendoj se është irredentiste që t’iu tregojmë njerëzve, që t'iu tregojmë fëmijëve tanë, që shqiptarët kanë jetuar aty dhe nuk mendoj që është irredentiste që të themi se ishte një zonë që quhej Çamëri”, u shpreh ai në televizionin Skai të martën, teksa shtoi se komuniteti çam dhe pretendimet e tyre kanë të bëjnë me të drejtat e njeriut.
Rama ka bërë thirrje për përfshirjen në negociata që do t’i tregonte të gjitha çështjet e pazgjidhura bilaterale në mes të dy vendeve, shkruan Kathmerini, njofton Klan Kosova.
Është interesante se shkrimi ilustrohet me fotografinë e Ramës ku në prapavijë shihet flamuri i Serbisë.
Intervistën e plotë të Edi Ramës mund ta lexoni KËTU.