Lajmet e fundit

Ndërprerja njëjavore e komunikimeve në Gaza po pengon shërbimet humanitare dhe të urgjencës të veprojnë në mënyrë efektive në territor.
"Është pothuajse e pamundur të bëjmë punën që duhet të bëjmë”, ka thënë Juliette Touma, zëdhënëse e agjencisë më të madhe të OKB-së që operon në territoret palestineze.
Disa gazetarë dhe punonjës të ndihmës kanë komunikime të kufizuara, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Pa informacion dhe telekomunikacion, njerëzit nuk dinë se ku të shkojnë për siguri”, ka thënë Hisham Mhanna, një zëdhënës i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, i cili ndodhet në Rafah në jug të Gazës.
Mbyllja do të thotë gjithashtu se palestinezët si brenda ashtu edhe jashtë Gazës nuk kanë asnjë mënyrë për të ditur nëse anëtarët e familjes nga të cilët janë ndarë janë gjallë apo jo.