Lajmet e fundit

Telefoni dhe lidhja e internetit në të gjithë Gazën është ende "e vështirë për t'u aksesuar”, ka thënë Abdullah Al-Khatib, një punonjës në kompaninë palestineze të telekomunikacionit Jaëëal.
Ai është shprehur se përpjekja për të rivendosur linjat e transmetimit dhe të internetit është si të përpiqesh të ringjallësh një person që po vdes, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.
“Është sikur po konkurroni me të tjerët për të marrë transmetimin. Ndërkohë që po përpiqemi të bëjmë më të mirën për të riparuar infrastrukturën, e cila është 80 për qind e shkatërruar, procesi i mirëmbajtjes është bërë kaq i vështirë, pothuajse i pamundur, për shkak të mungesës së materialeve”,
“Përpjekja për të rivendosur linjat e transmetimit dhe të internetit është si të përpiqesh të ringjallësh një person që po vdes duke përdorur vetëm kutitë e ndihmës së parë, pa mjete të tjera”, është shprehur ai.