Lajmet e fundit

76 anëtarë të së njëjtës familjeje të madhe janë vrarë si pasojë e një sulmi izraelit në një ndërtesë të Gazës, tha një zëdhënës i Departamentit të Mbrojtjes Civile të Gazës.
Sulmi i së premtes besohet të jetë ndër më vdekjeprurësit e luftës deri më tani, sipas Mahmoud Bassal.
Ai tha se 16 kryefamiljarë nga familja al Mughrabi u vranë, si dhe gra dhe fëmijë.
Midis tyre ishte Issam al Mughrabi, një punonjës i vjetër për Programin e Zhvillimit të OKB-së, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre.
Më shumë se 20 mijë njerëz në Gaza raportohet se kanë vdekur që nga 7 tetori, raporton Sky News, transmeton Klankosova.tv.